Tym dhe flakë të mëdha, çfarë po ndodh në zonën industriale
top of page

Tym dhe flakë të mëdha, çfarë po ndodh në zonën industriale

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Zjarr i madh në Shkozet, flakët përfshijnë një magazinë dhe një pjesë e zonës mbetet pa energji.


Një zjarr i madh ka përfshirë këtë pasdite një magazinë në zonën e Shkozetit në Durrës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe bizneset përreth.


Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në ambiente të tjera.


Deri në këto momente nuk dihen ende përmasat e dëmeve materiale dhe as shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.


Sipas informacioneve paraprake, për shkak të ngjarjes një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Durrësit raportohet se ka mbetur pa energji elektrike. Priten sqarime të mëtejshme nga autoritetet dhe operatori i energjisë për situatën.


Hetimet pritet të përcaktojnë edhe shkakun e zjarrit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve vijon për vënien nën kontroll të flakëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page