Tragjedi në autostradë, dy shqiptarë humbin jetën pas daljes nga rruga me motor
- 8 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e dy shtetasve shqiptarë më 30 korrik, në Greqi.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare pranë zonës së Kolymbarit.
Dy të rinjtë, të moshës 28 dhe 34 vjeç, udhëtonin me një motoçikletë kur humbën kontrollin e mjetit dhe dolën nga rruga. Pas përplasjes me barrierën metalike, ata kanë marrë plagë të rënda, të cilat rezultuan fatale.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik, ndërsa pritet të dalin detaje të tjera për rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”













