top of page

Aksident i rëndë në Korçë/ Dy policë përfundojnë të p*agosur gjatë ndjekjes së një të dyshuari

  • May 27
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një operacioni policor. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie, të cilët janë transportuar me urgjencë


Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë ishin në ndjekje të një personi të dyshuar, i identifikuar me inicialet V.D. Mësohet se ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar ka përplasur automjetin e policisë.


Fatmirësisht, efektivët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.


Burime jozyrtare bëjnë me dije se pas ngjarjes, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur edhe 12 doza lënde të dyshuar narkotike, e dyshuar kokainë.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes

“KORÇA BOOM”


bottom of page