top of page

Aksident i rëndë që në mëngjes, humb jetën një 39-vjeçare: Dy të plagosur!

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit, në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare.


Sipas policisë, nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


"Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.


Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page