top of page

Aksident i trefishtë, autoboti përfundon përmbys në anë të rrugës

  • 21 hours ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik u shënua mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë tre mjete.


Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një tjetër automjet tip “Benz” dhe një mjet i tonazhit të rëndë. Për shkak të goditjes së fortë, autoboti i ujit ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke sjellë bllokim të pjesshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.


Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë personave të përfshirë.


Burime paraprake bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për humbje jete. Policia vijon hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page