Aksident me 6 automjete në qendër të qytetit
- Mar 19
- 1 min read
Një aksident zinxhir ka ndodhur pak orë më parë në qendër të Vlorë, pranë Postës Qendrore, ku janë përfshirë gjashtë automjete.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është shkaktuar pasi një mjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një automjeti Volkswagen, duke sjellë përplasjen fillestare. Si pasojë, në aksident janë përfshirë edhe disa mjete të tjera që po qarkullonin në atë moment, përfshirë edhe një automjet Hyundai në përdorim nga Prefektura e Vlorës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Aksidenti ka shkaktuar gjithashtu bllokim të përkohshëm të trafikut në zonë, duke sjellë vështirësi dhe vonesa për drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët janë përballur me pritje të gjata në rrugë.
“KORÇA BOOM”
















