top of page

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur

  • 17 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Murashit, ku një automjet është përplasur me një motor.


Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Ndërkohë, të dyja mjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page