top of page

Ma ngacmoi të dashurën, e më shau nënën…”. Zbardhet dëshmia e Kristjon Sterjos, autorit të vr*sjes së Joan Zukos

  • 31 minutes ago
  • 1 min read

Zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos, i cili vrau Joan Zukon në Korçë.


“Para disa ditësh jemi sharë. Ai më shau nënën, pastaj një ditë tjetër doli të më rrihte”, ka shpjeguar ai. Sipas shpjegimeve të autorit të dyshuar, konflikti me viktimën zgjaste prej disa ditësh. Policia shpjegoi se konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, ku të dy kanë pretenduar se kush ishte “i forti” në lagje. Ky konflikt është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve.


“Një ditë më ngacmoi të dashurën”, ka shpjeguar Sterjo.


Debatet mes të rinjve përfunduan me vrasjen e Joan Zukos, 20 vjeç.


Sterjo u arrestua pranë shtëpisë së tij disa orë pas vrasjes së Zukos. Ndërsa arma e krimit u gjet nga policia në një shkurre poshtë varrezave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page