top of page

Aksident në autostradë, një i lënduar përfundon në spital

May 25
1 min read

Java ka nisur me një aksident rrugor në autostradën Fier–Lushnjë, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.


Një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Ford”, ndërsa si pasojë e aksidentit një person, pasagjer në mjetin tip “Ford”, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka frenuar në momentin kur automjeti tip “Ford” po hynte në korsinë e ngadalësimit, duke sjellë përplasjen mes dy mjeteve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page