Aksident pranë karburantit në Dishnicë, humbet jetën i plagosuri rrugës për në spital!
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë – Bilisht, ku një motoçiklist ka mbetur i plagosur rëndë së pari dhe më pas gjatë transportimit për në spital ka gjetur vdekjen.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Barç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbërrijë në spital pasi ka gjetur vdekjen rrugës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
Dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë ose mungesa e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet me rrezik të shtuar aksidentesh.
"KORCA BOOM"



















