top of page

Tentoi të largohej me automjet në doganë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, policia arrestoi në flagrancë një 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili tentoi të shmangte kontrollin kufitar me automjetin e tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.


Kalimit Kufitar Bllatë


Nuk pranoi të kontrollohej në vijën e dytë dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari Genci Kërkuti.


Sekuestrohet automjeti me të cilin lëvizte 42-vjeçari.


Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të R.Sh., me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku gjatë procesit të regjistrimit i është kërkuar që, së bashku me automjetin, të kalonte për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.


42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.


Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page