LAJMI FUNDIT/ Shpallet në kërkim për mashtim 43-vjeçari në Kamenicë. Nga Maliqi një 36-vjeçar vjedh lekët në një hotel në Pogradec!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në muajin nëntor 2025, i ka blerë shtetasit E. B., një automjet, dhe e ka mashtruar për pagesën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen M. D., 36 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në një hotel në Pogradec. Punohet për kapjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















