top of page

Merkato intensive te Skënderbeu, gjashtë emra të rinj veshin fanellën bardhekuqe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimet e merkatos dimërore, duke vijuar përforcimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit. Klubi bardhekuq ka prezantuar gjashtë lojtarë të rinj që do t’i bashkohen ekipit në këtë fazë të kampionatit.


Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarflot dhe Mario Beshiraj janë emrat që do të veshin fanellën e Skënderbeut, me synimin për të rritur konkurrencën dhe cilësinë në të gjitha repartet.


Drejtuesit e klubit, së bashku me stafin teknik, shprehen optimistë se këto afrime do t’i japin skuadrës më shumë alternativa dhe forcë për të përmbushur objektivat e vendosura për këtë sezon.


Mirë se erdhët në Korçë dhe suksese me fanellën bardhekuqe!

"KORCA BOOM"


bottom of page