"Shkundet" Kreta/ Ndihen lëkundje tërmeti në jug të Greqisë, ja sa ishte magnituda në ishull
- Korca Boom
- 22 minutes ago
- 1 min read
Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore.
Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën 15:32 në ishullin e Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 17 kilometra në jug të Tsoutsouros, Heraklion, dhe thellësia fokale e tij vlerësohet në 10 kilometra.
Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, teksa autoritetet po ndjekin situatën nga afër.
Ditën e djeshme (2 shkurt), u regjistruan lëkundje sizmike pranë Kalavryta, me magnitudë 3.6 Rihter, pjesë e bregdetit perëndimor të Greqisë./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















