Pas Tayos, një tjetër futbollist drejt largimit nga Skënderbeu
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Duket se po vazhdon merkatoja në dalje për ekipin e Skënderbeut. Pas huazimit të Tayos, mësohet se edhe talenti Altin Ukiçi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Ukiçi pati paraqitje mjaft të mira në startin e kampionatit, por më pas një dëmtim e mbajti për disa javë larg fushave. Pas rikthimit, ai u aktivizua sërish edhe si titullar, megjithatë konkurrenca e shtuar pas merkatos së fuqishme të korçarëve ka reduktuar ndjeshëm hapësirat për të.
Për këtë arsye, klubi po mendon ta huazojë lojtarin, duke pasur parasysh se ai është ende nën kontratë me Skënderbeun. Aktualisht, huazimi shihet si alternativa më e mundshme, por nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi përfundimtar drejt një klubi tjetër jashtë vendit.
"KORCA BOOM"
















