top of page

Njoftim i rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve, bllokim nate në aksin Librazhd–Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd–Korçë, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.


Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00–05:00. Gjatë këtij orari, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë.


Autoritetet bëjnë me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin paraprak të drejtuesve të mjeteve. Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.


Si rrugë alternative për mjetet e vogla, do të shërbejë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.


Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në zonën e Dragostunjës, një shembje masive e gurëve dhe dherave bllokoi qarkullimin në këtë aks për disa orë, duke krijuar vështirësi të shumta për drejtuesit e automjeteve.

"KORCA BOOM"


bottom of page