top of page

Ngërç në Kushtetuese për çështjen “Balluku”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ankimin e kryeministrit në çështjen e njohur si “Balluku”. Mbledhja e zhvilluar në dhomë këshillimi nuk ka prodhuar një vendimmarrje, duke bërë që shqyrtimi i çështjes të shtyhet edhe një herë.


Burime nga Gjykata bëjnë me dije se mungesa e konsensusit mes anëtarëve ka pamundësuar dhënien e një vendimi në këtë fazë. Si pasojë, çështja do të rikthehet për shqyrtim në një seancë tjetër, e cila pritet të caktohet në ditët në vijim.


Gjykata Kushtetuese do të njoftojë zyrtarisht datën e re të seancës, ndërsa ankimi i kryeministrit mbetet ende i hapur dhe pa një zgjidhje përfundimtare.

"KORCA BOOM"


bottom of page