AKSIDENT/ Shoferi i makinës përplas biçikletën, në gjendje të rëndë 66-vjeçari
- 6 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll.
Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
“KORÇA BOOM”
















