Aksident tragjik/ Humb jetën këmbësori
- Jan 12
- 1 min read
Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















