AKSIDENT tragjik, humb jetën 65-vjeçari
- Apr 29
- 1 min read
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim.
Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, ku si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën.
Ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.
“KORÇA BOOM”
















