top of page

Aksident tragjik në një kompani, humb jetën pronari, e zënë poshtë materialet e rënda

2 hours ago
1 min read

Një aksident tragjik ka ndodhur në ambientet e një kompanie në Vlorë, ku ka humbur jetën pronari i objektit, Ylli Shakaj.


Sipas të dhënave paraprake, Shakaj ndodhej në ambientet e kompanisë dhe po kalonte pranë materialeve të ndërtimit, kur disa prej tyre, të tipit “sanduiç”, kanë rënë mbi të.


Materialet e rënda e kanë zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së materialeve dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page