top of page

Aksident tragjik në Vishocicë, humb jetën 85-vjeçarja

  • Mar 2
  • 1 min read

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pranë zonës së banuar.


Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se gjatë manovrës së lëvizjes mbrapsht me automjet, është përfshirë në një aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, e cila ishte këmbësore.


Si pasojë e përplasjes, 85-vjeçarja ka humbur jetën.


Ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page