Aksion i gjerë në institucionin e vuajtjes së dënimit, sende të rrezikshme të gjetura
- 7 hours ago
- 1 min read
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një aksion të gjerë kontrolli në burgun e Peqinit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar një sërë sendesh të ndaluara.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë shtrirë në të gjitha ambientet e institucionit, përfshirë sektorët e banimit, godinat e takimeve dhe të punës, bibliotekën, palestrën, ambientet e observimit, regjimin “41-bis”, si dhe zonat e jashtme të sigurisë.
Gjatë operacionit janë gjetur mjete prerëse të improvizuara, kabuj, materiale të tjera të paligjshme dhe qarqe të modifikuara elektrike, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.
Gjithashtu, në një prej rasteve është konstatuar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
“KORÇA BOOM”
















