top of page

Alarm kibernetik: Sulmohet sistemi i emailit të Kuvendit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një sulm kibernetik është raportuar këtë të martë në sistemin IT të Kuvendi i Shqipërisë, konkretisht në postën elektronike të institucionit.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i cili bëri të ditur se është ngritur një grup pune për analizimin e rastit.


Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike ndodhen në terren dhe po kryejnë analizën e detajuar të situatës, si dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm për menaxhimin e incidentit.

“Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë.


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik”, thuhet në njoftim.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të analizës teknike të rastit.

"KORCA BOOM"


bottom of page