Alarm në mesnatë, shp*rthim i dyshuar në një apartament,
- May 3
- 1 min read
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Paraprakisht dyshohet për përdorimin e lëndës plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.
“KORÇA BOOM”
















