Alarm portokalli në Siçili pas shpërthimit të Etnës – Ja çfarë dimë deri tani
- Korca Boom
- Aug 10, 2025
- 1 min read
Këtë mëngjes është regjistruar një shpërthim vullkanik në shpatin jugor të kraterit Bocca Nuova në malin Etna, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash.
Ngjarja është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), përkatësisht nga Observatori i Etnës, i cili ka nisur menjëherë vëzhgimet dhe analizat në terren.
Sipas të dhënave paraprake, rrjedha e lavës po lëviz në drejtim të jugut. Deri në këto momente nuk janë konstatuar ndryshime të theksuara në aktivitetin sizmik. Burimi i dridhjeve vullkanike është identifikuar në një lartësi prej 2,800 metrash, në zonën ndërmjet humnerës dhe kraterit verilindor. Po ashtu, nuk është regjistruar asnjë aktivitet i dukshëm infrasonik.
Nuk ka pasur emetime hiri në atmosferë dhe për rrjedhojë, Aeroporti i Katanias vijon të operojë normalisht. Megjithatë, për arsye sigurie, autoritetet kanë vendosur një alarm fluturimi të nivelit portokalli si masë paraprake.
Observatori i Etnës po monitoron situatën nga afër dhe pritet një deklaratë e re në orët në vijim.
“KORÇA BOOM”



















