top of page

Nga aktore e njohur në Shqipëri në parukiere në SHBA/ Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pranvera Lumani është një nga aktoret shqiptare që ka lënë gjurmë në estradën e Beratit dhe më pas të Tiranës, si edhe në kinematografinë shqiptare, ku që prej vitit 1985 është shfaqur në disa role karakteresh të spikatura.


Bashkëshorti i saj është kompozitori i njohur Valentin Veizi. Prej vitesh, çifti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë ndërtuar një jetë të re larg skenës shqiptare, por jo larg artit dhe punës.


Në një rrëfim për emisionin Rudina, Pranvera dhe Valentini kanë treguar se si ka ndryshuar jeta e tyre pas emigrimit.


Valentin Veizi u shpreh se Amerika është kthyer për ta në një “atdhe të dytë”, duke theksuar se, ndonëse krenarë për origjinën shqiptare, SHBA u ka dhënë mundësinë të integrohen dhe të rrisin familjen e tyre:


“Ne ndihemi shqiptarë dhe jemi krenarë për këtë, por Amerika është vendi që na dha mundësinë të krijonim një familje dhe t’u ofronim fëmijëve tanë perspektivë dhe siguri.”


Valentini vazhdon aktivitetin e tij si kompozitor në Boston, ndërsa Pranvera prej 21 vitesh ushtron profesionin e estetistes dhe parukieres.


“Para disa vitesh kisha një SPA të madh, por ishte shumë angazhim. Vendosa të kaloj në diçka më të vogël. Sot kam një dyqan timin, punoj me disa vajza dhe merrem me parukeri. Jam mirë dhe e qetë,” – u shpreh ajo.


Nga martesa e tyre, Pranvera Lumani dhe Valentin Veizi kanë dy fëmijë, djalin Erli dhe vajzën Deborah. Çifti ka emigruar në SHBA në vitin 1998 dhe jeton në Boston, ku kanë ndërtuar një jetë të re, duke treguar se suksesi dhe dinjiteti mund të vijnë edhe përmes rrugëve të papritura.

“KORÇA BOOM”


bottom of page