top of page

Alarm për bombë në kryeministri, email-i vë në lëvizje institucionet shtetërore

13 hours ago
1 min read

Një email kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese ka mbërritur në disa institucione shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.


Mesazhi përmban kërcënime për një seri sulmesh terroriste në territorin e Shqipërisë, ndërsa dërguesi pretendon se brenda ndërtesave është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).


“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit”, thuhet në mesazhin kërcënues.


Më tej, emaili përmban edhe kërcënime me përmbajtje fetare dhe politike.


“Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.


Alarmi ka sjellë evakuimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Fierit, ku administrata dhe personat e pranishëm në ambientet e institucioneve janë larguar nga godinat pas marrjes së kërcënimit.


Në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë, ndërsa pritet të kryhen verifikimet për të përcaktuar nëse kërcënimi është real.


Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e mjeteve shpërthyese në institucionet që kanë marrë mesazhin. Gjithashtu, nuk ka të dhëna të konfirmuara për evakuime në Kryeministri apo në institucionet e tjera shtetërore të përfshira në kërcënim./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page