ALARM PËR VJEDHJET NË SHQIPËRI/ Sociologia: Varfëria dhe pabarazia po shtyjnë qytetarët drejt krimit
- 51 minutes ago
- 2 min read
Rritja e numrit të vjedhjeve në të gjithë vendin ka ngritur alarmin mbi sigurinë e pronës dhe shkaqet që fshihen pas këtij fenomeni në rritje.
Rastet e fundit, përfshirë kapjen e një 31-vjeçari për vjedhje në Kavajë, kanë sjellë në vëmendje një sërë faktorësh socio-ekonomikë që po shtyjnë individët drejt veprave penale.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte sociologia Marsi Simo, shkaku kryesor nuk është një faktor i vetëm, por një kombinim kompleks i rrethanave.
Jostabiliteti ekonomik, i shoqëruar me pabarazinë sociale dhe ekonomike, po krijon një terren të favorshëm për shtimin e krimit. Ndryshe nga të dhënat zyrtare që mund të mos tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes prodhimit të brendshëm bruto apo punësimit dhe kriminalitetit, realiteti në terren tregon se vështirësitë financiare dhe pabarazia janë një pjesë përbërëse dhe shtytëse drejt akteve si vjedhja.
" Nuk mund të themi që është vetëm ky faktor sepse nuk mundet të pretendojmë qoftë edhe nga shifrat të cilat japin, shifrat zyrtare që japin dhe vetë Ministritë përkatëse, ajo e Ekonomisë, përsa i përket edhe të gjitha konkluzioneve që bëhen për Prodhimin e Brendshëm Bruto, për punësimin e të gjitha me radhë, nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, por është një pjesë përbërëse, jo vetëm po themi problematika dhe jo stabiliteti ekonomik, por dhe pabarazia sociale, pabarazia ekonomike, që i bën njerëzit të shkojnë drejt këtyre veprave penale siç është vjedhja.
Unë do përmendja disa raste. Nuk mendoj që është ende një fenomen.
Janë dukuri të cilat po dalin në pah. Vjedhjet gjithmonë ka ekzistuar në shumë shoqëri. Në vendin tonë deri diku ka patur një lloj stabiliteti.
Me rritjen e sigurisë, kjo edhe përsa i përket vendosjes së kamerave pothuajse në çdo institucion, në çdo biznes, në çdo hyrje pallati, për ta bërë dhe më të lehtë kapjen e autorëve të krimeve.
Dhe sigurisht që fjala krim duket shumë e madhe kur ne mund të krahasojmë një vrasje me një vjedhje, por sigurisht që kjo në të gjithë pjesën e juridiksionit që përcakton edhe masën e sigurisë apo edhe dënimet përkatëse.
Mund të përmendja tre vjedhjet e fundit. Po cek disa prej tyre, ndoshta ka dhe të tjera, siç ishte dhe rasti në Kavajë, ku 31-vjeçari pra, u kap për arsye vjedhjeje.
Unë do përmend, do theksoj këtu jo vetëm qytetet, se nuk ka të bëjë krimi i përqëndruar në qytete, por patjetër që në qytete të cilat mund të jenë më të braktisura ose kur ka më shumë emigrantë, pra, është më e lehtë që një shtëpi e braktisur të vidhet", ushpreh Simo./Oranews
















