top of page

E RËNDË në Pogradec! E moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

  • May 20
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.


Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së qytetit, teksa banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një episod i tillë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re situatën dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.


Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, u bë e mundur ndalimi i të moshuarës, e cila aktualisht po merr kujdes mjekësor në banesën e saj./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"


bottom of page