TËRMET I FORTË/ Lëkundjet ndihen edhe në vendet fqinje
- 1 hour ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë, sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 21 kilometra nga qyteti i Malatya-s, në lindje të Turqisë.
Deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
Sipas dëshmitarëve okularë të publikuar në faqen e EMSC, lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në Siri dhe Qipro.
"KORÇA BOOM"
















