Altin Ukici shënon golin e parë, Skënderbeu del me pikë nga Lushnja
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Skënderbeu ka marrë një pikë të vlefshme në transfertë ndaj Lushnjës, në një ndeshje ku spikati talenti 20-vjeçar, Altim Ukici.
Futbollisti i ri, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, realizoi golin e tij të parë me fanellën korçare, duke i dhënë ekipit barazimin në një takim të vështirë.
Ukici është një prej emrave të rinj për të cilët klubi ka vendosur të investojë këtë sezon dhe duket se besimi ndaj tij po jep rezultatet e para në fushë.
“KORÇA BOOM”
