top of page

‘Ujku’ nuk u largua: Ramos kërkon ndjesë dhe rikthehet në stërvitje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Pas disa javësh pasigurie dhe diskutimesh mbi të ardhmen e tij, Marko Ramos ka zgjedhur të qëndrojë te skuadra dhe tashmë është rikthyer në stërvitje me ekipin në Korçë.


Mbrojtësi, i cili ka qenë një nga figurat kyçe të skuadrës, kishte lënë të hapur mundësinë e largimit, por në fund ka vendosur të vijojë rrugëtimin me bashkëlojtarët e tij.


Vendimi për të qëndruar nuk ka qenë i lehtë, pasi janë shqyrtuar disa mundësi, por pas reflektimit dhe diskutimeve me drejtuesit dhe stafin, është arritur marrëveshja për vazhdimësinë. Ai vetë ka reaguar me një mesazh publik, duke shprehur ndjesë për situatën e krijuar dhe duke konfirmuar se do të vijojë të japë maksimumin për skuadrën.


“Në radhë të parë, kërkoj falje për këtë vonesë. Do të jemi përsëri bashkë. ‘Ujku’ nuk ndahet nga grupi,” – ka deklaruar Ramos, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke riforcuar lidhjen me klubin dhe tifozët.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page