top of page

Ambasadori i ri amerikan zbarkon në SPAK, ja me kë u takua

Oct 10
1 min read

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).


Gjatë vizitës, Wendt është takuar me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, si dhe me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.


Ambasadori amerikan mbërriti në ambientet e SPAK-ut i shoqëruar nga disa senatorë amerikanë.


Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi çështjet që janë diskutuar gjatë takimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page