top of page

Arbitrimi në qendër të vëmendjes, ndeshja Laçi – Skënderbeu trondit javën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut u shndërrua në një duel tepër të tensionuar, duke qenë kryendeshja e javës së 16-të në Kategorinë e Parë.


Laçi fitoi 2–1, por përballja u shoqërua me polemika të forta, veçanërisht pas anulimit të dy golave të Skënderbeut.

Ekipi vendas kaloi në avantazh në minutën e 12-të me golin e Myrtas dhe dyfishoi shifrat në minutën e 28-të me Bibon, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë.


Skënderbeu reagoi në pjesën e dytë, por përpjekjet e tij u ndalën nga vendimet e arbitrimit, të cilat ndezën tensionin në fushë.


Korçarëve iu anuluan dy gola, duke shkaktuar protesta të forta nga lojtarët dhe stafi teknik. Më flagrant ishte anulimi i golit në minutat e fundit të takimit, një vendim që rriti ndjeshëm nervozizmin dhe çoi në përplasje verbale në fushë.


Pikërisht në këtë klimë tensioni, arbitri Hamiti akordoi disa kartonë të kuq, duke përjashtuar pesë lojtarë: Gjata, Talek, Liço, Nerguti dhe Musa.


Skënderbeu arriti të shënojë vetëm një herë, në minutën e 82-të me Ukici, por goli nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.


Laçi mbrojti rezultatin deri në fund dhe siguroi një fitore shumë të rëndësishme, ndërsa takimi u mbyll mes polemikave dhe tensionit të lartë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page