top of page

Arkitektura e çuditshme në Korçë, debat i madh në rrjete sociale

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ndërtesë me arkitekturë të pazakontë në Korçë është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur diskutime të shumta mbi stilin e saj dhe ndikimin vizual në qytet.


Godina, e cila bie në sy për fasadën masive dhe mungesën e dritareve në pjesën ballore, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve online dhe figurave publike.


Mes reagimeve është edhe aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, i cili ka publikuar një foto të ndërtesës duke shkruar: “Di të thotë kush se çfarë është kjo gjë pa sy pa vesh?”.


Pas tij ka reaguar edhe poetja Natasha Lako, e cila ngriti pikëpyetje mbi frymëzimin arkitektonik të godinës, duke e lidhur stilin e saj me atë që njihet si arkitekturë brutaliste.


Debatit i është bashkuar edhe skenografi Bashkim Zahaj, i cili ka përdorur një koment të fortë në rrjet, duke shkaktuar edhe më shumë reagime në publik.


Ngjarja ka hapur diskutime të gjera në rrjet për estetikën urbane dhe zhvillimin arkitekturor në qytetet shqiptare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page