top of page

Zbulohen identitetet, ja kush janë dy të rinjtë që u konfliktuan në Korçë

  • 3 minutes ago
  • 1 min read

Janë zbuluar detaje të reja nga plagosja e ndodhur mesditën e së dielës në Korçë, ku një konflikt mes dy të rinjve degradoi në përdorimin e një sëpate.


Sipas burimeve pranë policisë, në konflikt janë përfshirë shtetasit M.G. dhe K.L., të dy banues në Korçë. Gjithçka ka nisur mbrëmjen e së shtunës, kur dy të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për dritat e automjeteve që drejtonin. Njëri prej tyre ka pretenduar se ishte provokuar pasi tjetri i kishte bërë sinjal me dritat e gjata.


Pas debatit në rrugë, konflikti ka vijuar me mesazhe në rrjetet sociale. Mesditën e kësaj të diele, ata kanë rënë dakord të takoheshin për t'u sqaruar, por situata ka dalë jashtë kontrollit.


Gjatë takimit, M.G. dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur në shpatull K.L., duke i shkaktuar plagë. I riu i dëmtuar është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, i cili po merret në pyetje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page