top of page

Arrestohet mësuesi 60-vjeçar, dyshohet se i dërgoi mesazhe e*otike nxënëses 13-vjeçare

6 hours ago
1 min read

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare.


Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari, me inicialet M. S., është mësues në një shkollë në Lushnjë.


Autoritetet dyshojnë se mësuesi i ka dërguar nxënëses së mitur mesazhe me përmbajtje erotike.


Pas kallëzimit dhe nisjes së hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë bërë arrestimin e 60-vjeçarit.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.


I arrestuari dyshohet për veprën penale dhe përgjegjësia e tij do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page