top of page

Momente paniku në rrugë, makina përfshihet papritur nga flakët

4 hours ago
1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd.


Sipas të dhënave paraprake, makina ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje. Brenda saj ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët kanë mundur të dalin në kohë nga automjeti.


Fatmirësisht, të dy personat kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë, automjeti është përfshirë plotësisht nga zjarri dhe është shkrumbuar.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe po punojnë për dokumentimin e rastit.


Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik, por pritet që verifikimet të përcaktojnë rrethanat e plota të incidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page