Shpallet në kërkim 43-vjeçari, dyshohet për dhunë s*ksuale dhe vjedhje
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje dhe më pas vjedhjen e një shume parash.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. Y., 43 vjeç, i cili dyshohet se më 26 shtator 2026 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe më pas i ka marrë asaj një shumë parash.
Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, uniformat blu kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe sqarimin e përgjegjësisë së personit të shpallur në kërkim.
Materialet e rastit do t’u referohen organeve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















