top of page

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena

52 minutes ago
1 min read

Një lajm i trishtë ka ardhur paraditen e kësaj të hëne, ku regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare.


Mësohet se Mena prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën në një moshë tepër të re.


Largimi i tij i parakohshëm ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan për kontributin e tij në art dhe kulturë.


Mësohet se 41-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit ditën e sotme në orën 14:00 në Sharrë. Newsbomb.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page