top of page

E DHIMBSHME/ Ndahet nga jeta Profesori dhe ish-Dekani i Ekonomikut

59 minutes ago
1 min read

Sulo Hadëri, profesor dhe ish-Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, është ndarë nga jeta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë më 1 Nëntor, në moshën 69 vjeçare, duke lënë të hidhëruar familjen, miqtë dhe studentët e tij të shumtë.


Prof. Dr. Sulo Haderi është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, dega Ekonomi Politike në vitin 1979 dhe 2 vite më pas, në tetor 1981, ka filluar punë si asistent pedagog në këtë fakultet. Ai ka marrë gradën Doktor i shkencave ekonomike në vitin 1993, Profesor i asociuar në vitin 1994 dhe Profesor në vitin 1999.


Profesor Hadëri ka pasur një karrierë lineare akademike dhe profesionale, Dekan i Fakulteti Ekonomik në vitet 2012- 2016. Zëvendës Dekan në vitet 2008-2012, Përgjegjës i Departamentit të Ekonomiksit në vitet 2003-2008 dhe Përgjegjës i Seksionit të Makroekonomisë në vitet 1999-2002.


Gjithashtu, profesori Sulo Hadëri ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, 1999-2006, këshilltar i Ministrit të Financave, 1997-1999 dhe Anëtar i Bordit Drejtues, Albkontroll, 2013-ne vazhdim.


Profesor Sulo Hadëri la pas një përvojë të çmuar, një rrugëtim jetësor dhe profesional, si dhe një vepër që do të vazhdojë t'u shërbejë të tjerëve, veçanërisht brezave të studentëve që aq shumë e donin dhe të cilët ai i respektonte e i vlerësonte.


Ai kishte dhe një aktivitet të pasur shkencor, i cili përfshin 25 artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare dhe kombëtare dhe 24 referime në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare./ Newsbomb.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page