top of page

Atentat në Athinë/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.


Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që viktima po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.


Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.


Viktima është 55 vjeç, por për momentin nuk bëhet publik emri i tij. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës./ Top Channel

“KORÇA BOOM”


bottom of page