top of page

I thanë që pinte dr*gë me bidon, reagon Mandi Nishtulla: Një herë në vit...

  • 31 minutes ago
  • 2 min read

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video ku shfaqet këngëtari i muzikës tallava, Mandi Nishtulla. Pamjet në fjalë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut pasi ai shfaqet në një gjendje të rënduar.


Pamjet dyshohet se janë publikuar nga një person i afërt me këngëtarin dhe brenda pak kohësh video është bërë shumë virale në rrjet. Ndjekësit kanë ngritur pretendimet për konsum të lëndëve narkotike.


Ende nuk dihet se kur është filmuar kjo video, nëse është e ditëve të fundit apo e një periudhe më të hershme. Vetë këngëtari ka reaguar në lidhje me këtë, por nuk ka sqaruar se kur ka ndodhur.


Sipas Nishtullës, pamjet nuk tregojnë gjendjen e tij aktuale dhe pretendon se në momentin kur është filmuar ka qenë thjeshtë i përgjumur.


Teksa nuk përmend asnjë emër, Mando shton se personi që ka publikuar pamjet ishte vetë duke konsumuar alkool.


“Personi në fjalë ka nxjerrë disa foto ku jam shtrirë unë. Kam qenë përgjumësh aty. Personi në fjalë ishte duke pirë vetë. Ju po e shikoni gjendjen time, që unë jam shumë mirë. Sepse unë një herë në vit, ose një herë në muaj mund t’i bëj ato gjëra dhe i bëj, ndoshta se kam qejf.


Unë jam mirë me njerëzit dhe i falenderoj njerëzit që më duan. Një falenderim i madh shkon për vëllezërit e mi që më duan kaq shumë dhe që i dua dhe unë. Por, qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, është shprehur këngëtari.


Por, kjo nuk është hera e parë që emri i këngëtarit lidhet publikisht me çështjen e lëndëve narkotike. Vetë Mandi Nishtulla ka folur më herët për problemet e tij me përdorimin e tyre. Në një rrëfim të vitit 2022, ai tregoi se kishte krijuar varësi dhe se kjo periudhë kishte ndikuar edhe në karrierën e tij muzikore, duke e larguar për një kohë nga muzika.


Ndërkohë, një vit më pas, në 2023, u raportua se Mandi Nishtulla ishte marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit, pas një rasti ku ishte arrestuar me lëndë narkotike./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page