top of page

Autobusi me nxënës batohet, nuk ka të lënduar

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një autobus me nxënës shkolle është batuar në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.


Sipas raportimeve të para, rruga e ngushtë ka bërë që autobusët të mos shmangeshin dot, ndërsa mjeti ka përfunduar në anësore. Fatmirësisht, shtyllat prej betoni e kanë mbajtur autobusin, duke shmangur rrëzimin e plotë të tij.


Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për hapjen e derës, si dhe për zbritjen e nxënësve nga autobusi./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page