Automjeti përplas qytetarin me biçikletë, i moshuar transportohet drejt spitalit
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në zonën e Skelës, ku një automjet përplasi një të moshuar që po kalonte rrugën me biçikletë pranë vijave të bardha.
I moshuari ka marrë lëndime të lehta dhe pas ndihmës së parë nga shërbimi i emergjencës, u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















