top of page

AZHBR/ Kësti i dytë i pagesave për fermerët është kryer

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 6
  • 1 min read

Kësti i dytë i pagesave për Skemat Kombëtare të Mbështetjes 2025 është kryer.


AZHBR informon fermerët se kësti i dytë i pagesave për Skemat Kombëtare të Mbështetjes 2025 është transferuar te bankat e nivelit të dytë dhe po shpërndahet në llogaritë e rreth 65,000 fermerëve përfitues.


Me fondin e shtuar prej 1,960,406,000 lekësh, AZHBR ka mundësuar kryerjen e pagesave për masat 1–8 dhe falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page