top of page

Babai 90-vjeçar ndërroi jetë, i biri ia fshehu trupin në frigorifer për të vazhduar të përfitonte pensionin e tij

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi në bodrumin e banesës së tij.


Rasti doli në dritë pasi autoritetet morën informacion për zhdukjen e të moshuarit dhe nisën një hetim. Gjatë verifikimeve, policia thirri për të dhënë shpjegime djalin 55-vjeçar të viktimës, ndërsa më pas zbuloi trupin e pajetë të 90-vjeçarit në frigorifer.


Në vendngjarje mbërriti një ekspert mjeko-ligjor, i cili, sipas këqyrjes paraprake, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë-nekropsisë.


55-vjeçari u arrestua dhe, sipas mediave greke, u tha hetuesve se babai i tij kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Ai dyshohet se e mbajti trupin në frigorifer për të vazhduar të përfitonte pensionin e të ndjerit.


Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes./ Lajmi i fundit

“KORÇA BOOM”


bottom of page