top of page

Babai plagosi me thikë vajzën dhe kalimtarin që ndërhyri ta parandalonte, policia zbardh ngjarjen (EMRAT)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.


56-vjeçari ka plagosur dhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij.


Dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e 56-vjeçarit.


Njoftimi i policisë


Durrës / Informacion paraprak


Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.


I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).


Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.


Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page