top of page

Banorët ankohen për cilësinë, rruga e re në Buçimas po shkatërrohet

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Vetëm pak muaj pas përfundimit të investimit për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në njësinë administrative Buçimas, disa segmente të rrugëve që lidhin fshatrat, përfshirë edhe Rrëmenjin, kanë nisur të shfaqin dëmtime serioze.


Banorët e zonës tregojnë se rruga është ndërtuar me cilësi të dobët, duke e bërë kalimin e automjeteve të rrezikshëm dhe duke rritur rrezikun e izolimit të disa lagjeve. Sipas tyre, problematika ka filluar që prej muajsh dhe po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa rrëshqitjet dhe shembjet e trupit të rrugës thellohen gjithnjë e më shumë.


Në disa segmente, më shumë se gjysma e rrugës është shembur, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe të pasigurt.

“KORÇA BOOM”


bottom of page